Ad imageAd image

Pandemia e Covid-19 mund t’i kushtojë Zvicrës deri në 242 miliardë franga

2 min lexim

Për shkak se drejtimi i mëtejshëm i pandemisë është ende i paqartë, parashikimet për pasojat e saj në ekonominë zvicerane janë të pasigurta. Sidoqoftë, Instituti i Kërkimeve Ekonomike BAK, ka zhvilluar tre skenarë të mundshëm, se si mund të zhvillohet situata në këtë drejtim, shkruan sda.ch.

Vetëm në tremujorin e dytë aktual, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të ulet për më shumë se 10 për qind. Ndërsa, llogaritur për vitin e plotë 2020, BAK pret një rënie prej -5.3 për qind

Parashikimi themelor ose skenari i mesëm supozon se efektet negative të bllokimit do të jenë të konsiderueshme në një afat të shkurtër. Pas arritjes së pikës më të ulët, sipas BAK-së ekonomia do të mund të merrte veten fuqishëm kështu që PBB-ja zvicerane mund të rritet sërish për 5.6 për qind.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithatë, sipas këtij skenari, ekonomia kumulativisht deri në fund të vitit 2022 do të kishte një humbje të vlerës së shtuar prej të 81 miliardë frangash.

Dy skenarët e tjerë supozojnë rastin më të mirë të mundshëm respektivisht më të keqin. Nëse dalja e shpejtë nga bllokimi do të ketë sukses dhe ekonomia merr veten, humbja e PBB-së në vitin 2020 mund të kufizohet në -3.8 për qind, përcjell albinfo.ch. Në këtë skenar, që është më i miri, ekonomia do të kishte një humbje të vlerës së shtuar prej 47 miliardë frangash.

Mirëpo, nëse pandemia detyron Zvicrën që masat mbrojtëse t`i mbajë për një periudhë më të gjatë, humbjet e PBB-së, sipas BAK mund të arrijnë deri në 11.9 për qind. Sipas këtij skenari, në vitin 2021, ekonomia zvicerane do të rritej vetëm minimalisht. Kështu, duke marrë parasysh rënien e mëparshme, nuk do të kishte rimëkëmbje të dukshme deri në vitin 2022, transmeton albinfo.ch. Nëse do të ndodhte kjo, pandemia e koronavirusit, sipas BAK do t’i kushtonte ekonomisë zvicerane rreth 242 miliardë franga.

Ndani këtë artikull