Ad imageAd image

Paniku nga koronavirusi, edhe SHBA drejt masave drastike: Mbyll universitetet, vijon mësimi online

1 min lexim

Për shkak të koronavirusit, në Evropë dhe SHBA situata është kthyer në alarmante.

Ndërkohë Italia ka vendosur mbylljen totale të vendit për shkak të epidemisë.

Shumë shkolla po ndjekin këtë lloj metode në Uashington, i cili është edhe shteti më i goditur nga COVID-19 në vend.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në New York, Universitetet e Columbias, Nju Jorkut, Universiteti Fordham dhe Barnard College kanë njoftuar të gjithë se do të fillojnë të zhvillojnë orë mësimi në internet.

Kolegji Amherst ka vendosur të përfundojë tërësisht semestrin – klasat anulohen këtë të enjte dhe të premte, dhe universiteti ka nxjerrë vendimin që asnjë student të mos lejohet në kampus pas 16 marsit. Mësimi pritet të vazhdojë online pas pushimit të pranverës, duke filluar nga 23 mars.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull