Ad imageAd image

Paralajmërohet sulm terrorist në Francë

1 min lexim

 Një person ka kërcënuar forcat e sigurisë franceze për një sulm të mundshëm terrorist .

Policia franceze ka evakuuar njerëzit në ishullin turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë pasi ende nuk dihet nëse personi është i armatosur.

 “Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.

- reklamë -
Ad imageAd image

 “Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit.

Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit.

 Mediat lokale raportojnë se forcat e sigurisë në Francë janë  në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste  që kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.

Ndani këtë artikull