Ad imageAd image

Parandalohet atentati në Francë, arrestohen egjiptianët

1 min lexim

Është parandaluar një atentat në Francë. Policia ka ndaluar dy personat të cilët do të kryenin atentatin, të cilët ishin egjiptianë.

Dy të arrestuarit, sipas ministrit të Brendshëm, kishin udhëzime për prodhim helmi në formë pluhuri.

“Dy të rinj me origjinë egjiptiane po përgatisnin një sulm, me eksploziv apo me substancë toksike Ricin, që është një helm shumë i fuqishëm”, u shpreh ministri Kolomb.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai tha se kanë arritur të parandalojnë një sulm që po organizohej, pasi kanë mbajtur nën mbikëqyrje përmes rrjeteve sociale dy të arrestuarit, por dhe persona të tjere të dyshuar.

Ndani këtë artikull