Ad imageAd image

Pheniani kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë të rënë në luftën me Korenë

1 min lexim

Koreja e Veriut ka kthyer eshtrat e mbetura që mendohet të jenë ushtarët amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane. Kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Phenianit.

Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre. Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un.

Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi ‘denuklearizimin e Gadishurllit Korean’, është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo. Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfudnoi në 1950-1953.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mendohet se 55 ushtarë u janë kthyer eshtrat, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë. Ka mundësi që ky proces identifikimi të marrë vite.

Ndani këtë artikull