Ad imageAd image

Për herë të parë në histori Belgjika me Kryeministre femër

1 min lexim

Belgjika do të drejtohet për herë të parë nga një kryeministre femër. Vendimi u mor nga ministrat kryesorë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa këtë të dielë, 44 vjeçarja Sophie Wilmes do të bëjë betimin.

Charles Michel kishte njoftuar ditën e premte se do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit në fund të muajit nëntor, për t’u përgatitur për punën e re si president i Këshillit Europian, detyrë të cilën do ta marrë përsipër që nga 1 dhjetori.

“Do të bëj çmos për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të situatës aktuale” tha Wilmes në një prononcim të parë për mediat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sophie Wilmes studioi shkenca komunikimi, marketingu dhe publiciteti në IHECS në Bruksel.

Pas diplomimit, filloi në Komisionin Europian, duke u bërë një ministre federale, katër vjet më parë.

Nuk është e qartë se për sa kohë Wilmes mund të mbajë punën e parë, kjo do të varet nga negociatat në vazhdim, por mbase ajo mund të bëhet kryeministrja e qeverisë së re të koalicionit, në varësi të rezultatit të bisedimeve.

Kolegët e përshkruajnë Sophie Wilmes si një femër të përpiktë, inteligjente dhe shumë empatike.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull