Ad imageAd image

‘Perla’ e radhës, Biden e humb ‘fillin’ sapo zbret nga avioni në Izrael: Po tani ç’të bëj?

1 min lexim

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka nisur një tur në Lindjen e Mesme, me ndalesën e parë që ka qenë Izraeli.

Dhe pikërisht sapo ka zbritur nga avioni më 13 korrik, Biden ka ‘lëshuar” gafën e tij të radhës. Në një video që po qarkullon në rrjet, Presidenti i SHBA duket i hutuar dhe nuk e di se nga të shkojë apo se çfarë të bëjë më tej.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Pasi del nga avioni, Biden shikon përreth i çorientuar pyet: “Po tani çfarë të bëj?”.

Kjo është e disata përhumbje në radhën e gafave të Presidentit të SHBA, pas rrëzimit në shkallët e avionit, apo dështimit me ngarjen e biçikletës dhe publikimin pa dashje të instruksioneve nga stafi i tij në një konferencë për mediat

Ndani këtë artikull