Ad imageAd image

Përmbytjet marrin para autobusin e shkollës, humbin jetën mbi 14 persona

1 min lexim

Një autobus me 37 nxënës dhe 7 mësues u përfshi nga një përmbytje në një luginë pranë detit të vdekur në Jordani, duke shkaktuar disa viktima.

Nxënësit dhe mësuesit ishin duke shkuar në ekskursion, teksa u përfshinë nga përmbytja, ndërsa deri tani raportohen të paktën 14 të vdekur, nxënës dhe mësues.

Shumë persona u shpëtuan në një operacion që përfshinte helikopterë dhe trupa ushtarake, tha shefi i policisë, gjenerali Farid al Sharaa për televizionin shtetëror. Disa prej të shpëtuarve vazhdojnë të jenë  në gjendje të rëndë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qindra familje dhe të afërm udhëtuan drejt spitalit në Shounah, disa kilometra nga zona turistike, të cilëve u është kërkuar ndihmë për të identifikuar të afërmit e tyre mes viktimave, ndërsa bilanci pritet të përkeqësohet, sipas autoriteteve

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull