Ad imageAd image

Policia amerikane vret një reper në makinën e tij

1 min lexim

Një reper është vrarë nga policia kaliforniane, ndërkohë që viktima po flinte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë një Taco Bell, ku autoritetet amerikane lajmërojnë se një punonjës pranë këtij restoranti ka thirrur policinë.

Punonjësi ka lajmëruar se jashtë Taco Bell është dikush që po flinte dhe policia kishte menduar se përbënte shqetësim dhe kërcënim. Reperi i vdekur quhet Willie McCoy, i cili ishte vetëm 20 vjeç.

McCoy po flinte në makinën e tij jashtë restorantit meksikan dhe në momentin kur policia ka trokitur në xham, ai vazhdonte të flinte. Policia vuri re se reperi amerikan mbante një armë në dorë dhe kjo ishte arsyeja e vrasjes së tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi. Ata kanë theksuar se vrasja është bërë për arsye racizmi.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull