Ad imageAd image

Putin lëshon kërcënimin bërthamor, Biden mbetet te shtëpia private

1 min lexim

 

Teksa situata në Ukrainë po përshkallëzohet, presidenti amerikan, Joe Biden vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij private në Delauer.

Sipas Fox News, kjo vjen në kohën kur Vladimir Putin ka rritur nivelin e gatishmërisë për forcat bërthamore në nivelin e luftimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Fox News shkruan se një lëvizje e tillë sinjalizon se tensionet mund të ziejnë deri në pikën e një lufte bërthamore.

 

Por teksa situata është krahasuar me krizën bërthamore të Kubës, presidenti Biden vazhdon të jetë në rezidencën e tij private.

 

Më tej Fox News shkruan se komunikimet e medias me Biden, komandantin e përgjithshëm, janë ngadalësuar ndjeshëm deri në zvarritje.

Putin paralajmëroi javën që shkoi se kushdo që ndërhyn në pushtimin e tij në Ukrainë do të përballet me pasoja që nuk janë parë ndonjëherë

Ndani këtë artikull