Ad imageAd image

Reagon Rusia pas sulmit në Siri: Nuk e kemi aktivizuar sistemin tonë mbrojtës

1 min lexim

Pas sulmeve në  Siri nga  SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ka reaguar edhe Moska.

Ministri rus i Mbrojtjes bëri me dije se, Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Ai shpjegoi  se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.

Këto janë sisteme të prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë,  mediat ndërkombëtare raportojnë se, sipas ministrisë ruse avionët luftarakë dhe anijet e SHBA dhe të aleatëve, nisën mbi 100 raketa të lundrimit dhe raketa ajrore në objektet civile dhe ushtarake siriane.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull