Ad imageAd image

Referendum më 30 shtator, maqedonasit vendosin për emrin e ri

1 min lexim

Parlamenti i Maqedonisë vendosi zhvillimin e referendumit për ndryshimin e emrit të vendit më 30 shtator.

Referendumi u miratua me nismën e 68 deputetëve të shumicës. Pyetja qe do i drejtohet qytetareve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Por kjo pyetje ka nxitur reagimin e VMRO-DPMNE-së të opozitës, e cila thotë se formulimi i pyetjes është i dykuptimtë dhe manipulativ.

- reklamë -
Ad imageAd image

Opozita kërkonte një pyetje me kuptim të qartë, por ajo nuk ishte e pranishme për të diskutuar mbi amendamentet që kishte paraqitur vetë.

Shumica parlamentare thotë se me një referendum të suksesshëm, vendit do t’i hapen dyert e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa populli maqedonas ruan identitetin dhe gjuhën maqedonase të garantuar me marrëveshjen e Prespë, me palën greke.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull