Ad imageAd image

Rënia e sistemeve të Microsoft/ Musk: Dështimi më i madh i IT në histori

1 min lexim
 

Elon Musk thotë se kolapsi global në sistemet dixhitale është një dështim i madh.

Manjati amerikan komentoi shkurtimisht në një postim kaosin e shkaktuar nga një gabim në përditësimin e softuesit të kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike në sistemet elektronike. 

Duke komentuar në një postim të Financial Times për problemet e shumta në transportin ajror në mbarë botën për shkak të kolapsit, ai shkroi: “Dështimi më i madh i IT“.

Manjati i teknologjisë nuk u ndal me kaq pasi më vonë vazhdoi në një postim tjetër duke ironizuar se “antivirusi ishte virusi”.

Microsoft njoftoi pak kohë më parë se “shkaku themelor” i ndërprerjes masive në sistemet elektronike është rregulluar për aplikimet e tij, por “efektet e mbetura” vazhdojnë të prekin disa shërbime. 

Kompania më parë tha se problemi ishte për shkak të “një përditësimi nga një platformë softuerësh e palëve të treta”, duke cituar firmën e sigurisë Crowdstrike.

Ndani këtë artikull