Ad imageAd image

Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Turqia bën lëvizjen e papritur, alarmohet Greqia, i dërgon mesazh BE-së

1 min lexim

 

Vetëm disa javë ka zgjatur qetësia mes Turqisë dhe Greqisë.

Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë.

 

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.

 

Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina.

Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish.

Ndani këtë artikull