Ad imageAd image

Rregullat e reja të Facebook shkaktojnë probleme për bizneset

1 min lexim

Çfarë kanë të përbashkët një restorant vegjetarian, një sallon floksh, një kopsht për fëmijë dhe një agjenci lajmesh investigative?

Rrjetit social Facebook, ata i duken të dyshimtë si aktivistë politikë. Facebook ka miratuar kështu rregulla të reja për vendosjen e reklamave në profilet e bizneseve, pak muaj pasi u përball me kritika për dështimin për të parandaluar ndërhyrjen propagandistike gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Me rregullat e reja, kompanitë që duan të bëjnë reklama politike në SHBA, duhet të provojnë se jetojnë në një prej shteteve dhe duhet të njoftojnë audiencën e tyre se reklama është sponsorizuar me para. Çdo reklamë, për të cilën FB mendon se ka përmbajtje politike, do të ruhet në një bazë të dhënash publike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithëse sistemi i ri i rregullave ka për qëllim të shmangë mashtrimet dhe abuzimet me informacionin nga agjentët e jashtëm, shumë biznese që nuk kanë lidhje me agjencitë e medias, ankohen se sistemi i Facebook gabimisht i ka kategorizuar reklamat e tyre si përmbajtjen politike.

Ndani këtë artikull