Ad imageAd image

Rreth 400 000 të vdekur në luftën civile në Sudanin e Jugut

1 Min Read

Johanesburg, 27 shtator – Lufta civile e përgjakshme në Sudanin e Jugut ka shkaktuar vdekjen e rreth 400 000 personave, sipas një studimi të publikuar sot nga një universitet britanik.

Ky studim, i bërë nga universiteti “London School of Hygiene and Tropical Medicine” dhe i financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ka përllogaritur gjithashtu edhe personat që nuk kanë vdekur nga luftimet, por nga efektet anësore të luftës, siç janë sëmundjet apo mungesa e kujdesit shëndetësor.

Share This Article