Ad imageAd image

Rrihen brutalisht çifti i gay-ve në një paradë në Miami, ja pamjet…

1 min lexim

Një çifti gay është rrahur brutalisht jashtë një resorti në Miami nga katër burra pas disa orësh nga festimet e Paradës së Gay-ve.

Departamenti i Policisë ka treguar pamjet ku dy viktimat Rene Chalarca dhe Dmitry Logunov janë goditur papushim nga agresorët.

Një kalimtar është përpjekur për të ndihmuar dy viktimat por edhe ai është dhunuar nga agresorët.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një intervistë për stacionin lokal të lajmeve në Florida z.Chalarca( njëri nga viktimat) është shprehur se:

“ Ne ishim jashtë banjës dhe ata më goditën. Unë kapa të dashurin, por ai ishte hedhur në tokë, më pas ato erdhën dhe e goditën atë.”

Sulmi ka ndodhur të dielën dhe katër agresorët janë dorëzuar në polici.

Por sulmet e tilla në Miami janë të shpeshta pasi në 2016 në një klub nate janë qëlluar me armë zjarri 46 persona.

Ndani këtë artikull