Ad imageAd image

Rritja e taksave/ Jordania në protestë masive

1 min lexim

Rritja e  taksave në Jordani ka nxitur qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë. Prej 3 ditësh protestuesit kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë t’i afrohen kryeministrisë.

Protesta konsiderohet si më e madhja në vend ndërsa mbrëmjen e të shtunës policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në kryeministri dhe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Protestuesit thonë se sistemi i ri i taksimit, i mbështetur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të dëmtojë të varfrit dhe klasën e mesme të popullsisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mbreti Abdullah ka bërë thirrje për qetësi dhe kompromis, ndërsa protestuesit i kanë kërkuar këtij të fundit, që të shkarkojë menjëherë kryeministrin Hani Mulki.

Ndani këtë artikull