Ad imageAd image

SHBA largon trupat ushtarak nga Siria drejt Irakut

1 min lexim

Pas armëpushimit me Turqinë, SHBA ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishë. Trupat e fundit amerikane në Siri do të stacionohen në perëndim të Irakut.

Kështu deklaron sekretari i Pentagonit Mark Esper. 1000 trupat ushtarake të SHBA-së do të zhvendosen në Irak për të luftuar forcat terroriste të ISIS-it.

“Tërheqja e trupave amerikane vazhdon nga verilindja e Sirisë. Bëhet fjalë për disa javë, jo për disa ditë. Strategjia synon të pozicionojë forcat ushtarake në perëndim të Irakut’’, bën me dije zyrtar i lartë i komandës ushtarake amerikane.

Ditë më parë, SHBA-ja dhe Turqia firmosën marrëveshjen e armëpushimit në Siri teksa ushtria turke sulmoi verilindjen e Sirisë, ku banon minoriteti kurd. Tërheqja e trupave amerikane për t’i hapur rrugë ofensivës së ushtrisë turke u konsiderua tradhti nga kurdët.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull