Ad imageAd image

SHBA/ Mbytet mjeti lundrues, 17 veta humbin jetën

1 min lexim

Numri i personave të vdekur pas mbytjes së një mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u mbyt në një liqen në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 17.

“Barka e rosës”, siç njihet gjerësisht ky mjet, po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys. Moti i keq mbi liqen duket se kontribuoi në mbytjen e mjetit lundrues, por hetimet ende nuk kanë nisur, pasi autoritetet lokale janë përqendruar në gjetjen e 5 personave të humbur.

Ndërkohë, 7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.

- reklamë -
Ad imageAd image

Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.

Ndani këtë artikull