Ad imageAd image

SHBA paralajmëron Venezuelën për kërcënimet ndaj diplomatëve

1 min lexim

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Venezuelën se çdo kërcënim kundër diplomatëve amerikanë apo liderit opozitar Juan Guaido, do të përballet me “përgjigje të fuqishme”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se çdo lloj i presionit, nënkupton “sulm të rëndë në sundimin e ligjit”.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur disa ditë pasi SHBA-ja dhe rreth 20 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë Guido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë në ditën e mërkurë si dhe të shtunën. Guaido, lider opozitar, ka shpallur veten president të përkohshëm më 23 janar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull