Ad imageAd image

SHBA, shtatë shtete urdhërojnë izolimin në shtëpi si masë kundër COVID-19

1 min lexim

Shtatë shtete amerikane, kanë nxjerrër urdhra të izolimit në shtëpi, në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Urdhërat prekin rreth 100 milionë qytetarë.

Të fundit që iu bashkuan kësaj liste janë Ohio dhe Luiziana. Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati dhe Illinois i kishin vendosur këto urdhëra më parë, duke lejuar vetëm aktivitete të rëndësishme të qytetarëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Autoritetet në Nju Jork shprehën zhgënjim të madh në lidhje me njerëzit që mblidhen në parqe publike.

Ndani këtë artikull