Ad imageAd image

SHBA: Sulm në një gjimnaz, 8 të vdekur

1 min lexim

Të shtëna me armë në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së, raporton CNN.

Të paktën 8 persona të vdekur janë raportuar deri më tani në sulmin me armë në gjimnazin “Santa Fe” në Teksas, ndërsa mësohet se autori ka qenë vetë nxënës i shkollës

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur “Santa Fe”, 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas CNN, një dëshmitar tha se autori hyri në një klasë në gjimnazin e “Santa Fe” dhe filloi të qëllonte me një armë të  llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Sipas mediave botërore, viktimat e identifikuara janë vetëm nxënës të një klase arti në shkollën e mesme.

Sakaq policia ka bërë të mundur ndërhyrjen në mjediset e institucionit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull