Ad imageAd image

Sherr në familjen Mbretërore të Spanjës, Mbretëresha dhe Princesha debatojnë në publik

1 min lexim

 Në familjen Mbretërore të Spanjës ka  ndodhur një ngjarje e pahijshme,  teksa të ndodhur në Katedralen Palma  në  Majorca ato pozonin për fotografët.

Ka qënë pikërisht  princeshë Letizia ajo që është regjistruar në një moment tensioni, e cila ka tentuar të heqë dorën e Mbretëreshës  Sofia nga supi i njërës prej vajzave të saj.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga të pranishmit, Mbretëreshë Sofia ka marrë dy mbesat e saj për të pozuar, por është ndeshur me reagimin aspak miqësor të vajzës së saj, sjellje në fakt aspak e denjtë për një princeshë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në video vihet re edhe reagimi I vajzës së madhe të Princeshës Letizia, e cila heq me forcë duart e të dyjave, duke u ndjerë e bezdisur.

Në sy bie edhe veprimi I Mbretit Felipe Vl, i  cili afrohet drejt tyre për të qetësuar situatën.

Ndani këtë artikull