Ad imageAd image

Shpërthen autocisterna, 57 persona vdesin të karbonizuar

1 min lexim

Së paku 57 persona të cilët mundoheshin të mblidhnin karburant nga një autocisternë e dëmtuar pranë qytetit të Morogoro, në Tanzana, humbën jetën si pasojë e shpërthimit të mjetit.

Ndërkohë rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, krahas viktimave të karbonizuar.

Viktimat janë pjesa më e madhe motoçiklistë dhe shitës që punonin në rrugën ku ndodhi shpërthimi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Autocisterna kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me disa pemë, ku në tentativë për trë rikuperuar karburantin, ndodhi edhe shpërthimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull