Ad imageAd image

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

1 min lexim

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi, duke lënë persona të vrarë dhe të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase shpërthimi ndodhi para një zyre që i përkiste aleancës xhihadiste që kontrollon kryesisht provincën, Hayat Tahrir al-Sham.

- reklamë -
Ad imageAd image

Muajt e fundit, Idlib është goditur vazhdimisht nga sulme terroriste, por dhe nga sulmet ajrore ruse dhe ushtria siriane.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull