Ad imageAd image

‘Shteti i thellë’/ Pronari i ri i Twitter, Elon Musk i përgjigjet Hillary Clinton

2 min lexim

Pronari i ri i Twitter, një rrjet social i paragjykuar për censurën ndaj opinioneve të djathta, ka nisur menjëherë betejën kundër medieve majtiste.

Elon Musk sulmoi gazetën ‘New York Times’, e cila publikoi një artikull ku thuhet se ai po shkarkon punonjësit për të kursyer para. Sipas Musk, kjo është një shpifje e pastër. Musk ka shkarkuar disa drejtues ekzekutivë, të cilët i ka akuzuar për censurën e ushtruar në rrjetin social.

 
Ndërkohë Musk u përfshi në një debat me ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, e cila reagoi për sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Kjo e fundit kishte shkruar në median sociale se Partia Republikane dhe mediat e saj po nxisin urrejtje. Sipas saj, personi që kreu sulmin ndaj Paul Pelosit ishte një ekstremist i djathtë.

Por Musk shkroi: “Ekziston një mundësi e vogël që gjërat të mos jenë ashtu siç thuhet”. Ai postoi një link të një shkrimi ku thuhet se Pelosi ishte i dehur dhe ishte zënë me një prostitutë mashkull të premten në mëngjes. Më vonë u raportua se Musk e kishte fshirë postimin.

 

Musk është zotuar se do të denoncojë lidhjet e shtetit të thellë me të majtën, ndërsa thotë se rrjeti social do çlirohet nga censura.

Ndani këtë artikull