Ad imageAd image

Skandal në sfidën Olympiakos-Aris/ Tifozët grekë shpërthejnë në kor: ‘Kosova është Serbi’

1 min lexim
Një ngjarje e papritur mori vëmendje në Greqi. Këtë të mërkurë po luhet ndeshja e kampionatit mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut.
 

Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve të Olympiakos në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.

Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”. Tifozët e Olympiakos janë ndër më të dhunshmit në Greqi. Edhe në të kaluarën ata kanë shprehur të tilla mesazhe politike. Greqia ende nuk e njeh Kosovën.
Ndani këtë artikull