Ad imageAd image

Sulmi me 3 të vdekur në bazën ajrore në Florida, Al-Qaeda merr përgjegjësinë

1 min lexim

Grupi Al-Qaeda ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në bazën ajrore në Florida, ku humbën jetën tre persona. Dega e grupit Al-Qaed në Jemen e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara në Florida, në të cilin ishin vrarë tre persona.

Grupi i Al-Qaed në Jemen nuk dha detaje për sulmin kur një student i aviacionit nga forcat ajrore të Arabisë Saudite vrau tre shokët e tij të klasës dhe plagosi dy policë para se të qëllohej për vdekje.
Përgjegjësit për sulmin në fjalë u bënë publike nga grupi i inteligjencës “SITE”, që përcjell mesazhet nga Al-Qaeda.

Departamenti i Drejtësisë vlerësoi se sulmi i 6 dhjetorit në bazën ajrore “Pensacola” ishte akt terrorist.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull