Ad imageAd image

Takim surprizë Trump-Conte në samitin e G7

1 min lexim

Mediat italiane informojnë se kryeministri italian Giuseppe Conte e Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një takim dypalësh surprizë jashtë programit gjatë samitit të G7 që po mbahet në Québec të Kanadasë.

Ky takim informal Trump- Conte është përqëndruar në çështjen e Rusisë e në qëndrimin e përbashkët që Italia ka së bashku me SHBA ndaj pranimit të Rusisë në grupin e vendeve më të fuqishme të botës.

Burime nga qeveria italiane informojnë për mediat se gjatë këtij takimi dypalësh është propozuar roli i Italisë si ndërmjetës mes SHBA e vendeve të Bashkimi Europian sa i takon problematiksës të taksimeve doganore amerikane ndaj shteteve të kontinentit të vjetër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu mediat italiane informojnë se Presidenti Trump ka ftuar kryeministrin italian Giuseppe Conte për një takim zyrtar pune në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë zyra e shtypit  e kreyminstrisë italiane infromon zyrtarisht se në samitin e G7 “Italia ka konfirmuar qëndrimin e saj për një dialog me Rusinë e dëshirën për rikthimin e Rusisë si vend anëtarë i grupit G8.”

Ndani këtë artikull