Ad imageAd image

Tension në Bruksel, protesta kundër paktit për emigracionin

1 Min Read

Mijëra protestues dolën këtë të diel në rrugët e Brukselit për të kundërshtuar paktin për emigracionin të OKB-së të nënshkruar javën e kaluar në Marakesh.

Partitë e krahut të djathtë të etnisë flamande ishin organizatore të tubimit.

Kjo protestë u zhvillua para godinave kryesore të institucioneve të Bashkimit Europian. Sipas tyre, kjo marrëveshje do të rrisë numrin e emigrantëve që do të vijnë në të ardhmen në kontinent.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën që arrinte deri në 5500 persona.

Ndërkohë në qendër të qytetit, organizohej një kundër protestë nga partitë e krahut të majtë dhe organizata bamirësie, me rreth 1000 pjesëmarrës.

TAGGED:
Share This Article