Ad imageAd image

Tenton të shpëtojë vëllezërit nga zjarri, vdes 12 vjeçari

1 min lexim

Një djalë i mitur ka vdekur nga zjarri ndërsa po përpiqej të shpëtonte vëllezërit e motrat e tij, duke mos e ditur që ata kishin dalë nga shtëpia që po digjej.

Adrian Cross, 12 vjeç, vdiq më 24 Shtator kur u bllokua në katin e dytë të shtëpisë së djegur në Milwaukee, SHBA.

- reklamë -
Ad imageAd image

I mituri hyri brenda për të shpëtuar vëllezërit e tij pasi nuk e kishte kuptuar që familja e tij kishte dalë jashtë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetsore.

 “Ai hyri për të marrë vëllezërit e tij. Kjo është ajo që po përpiqej të bënte”, tha gjyshja e tij, June Cross, për Fox6.

Cross tha se ajo dhe familja e saj po mbështeten në besimin e tyre në Zot për të kaluar këtë kohë të vështirë.

“Besojmë në Zot sepse kjo është e vetmja fuqi që kemi. E di që Zoti ka plane më të mira për ne”, tha ajo.

Shërbimi i zjarrfikëses mbërriti në vendgjarje por thanë se flakët ishin përhapur shumë brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrin.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull