Ad imageAd image

Tentuan t’i marrin drejtimin e kompanisë, astronauti padit fëmijët e tij

1 min lexim

Astronauti amerikan, i dyti që ka shkelur në Hënë, Buzz Aldrin ka paditur dy fëmijët e tij dhe ish-menaxheren e financave se i kanë vjedhur paratë si edhe po shpifin kundrejt tij.

Padia u dorëzua në një gjykatë në Florida para 8 ditëve nga  fëmijët e 88-vjeçarit, të cilët kërkuan të merrnin kontrollin e financave të tij.

Sipas familjarëve të astronautit Aldrin po kërkonte një kujdestar ligjor sepse po i dobësohej kujtesa.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në padinë e tij Buzz Aldrin pretendon se djali, vajza dhe ish-menaxherja e saj Christina Korp dëmtuan “marrëdhëniet e tij personale romantike” duke e ndaluar që të martohet.

Kjo për shkak të menaxhimit të kompanisë së tij private, Buzz Aldrin Enterprises, dhe organizatës së tij jofitimprurëse, Fondacioni ShareSpace.

Në një dosje ligjore më parë këtë muaj, fëmijët e tij Andreë Aldrin, 60 vjeç dhe Janice Aldrin, 60 vjeç, pretenduan se babai i tyre kishte filluar së fundmi të shoqërohej me miq të rinj të cilët po përpiqeshin ta largonin atë nga familja e tij.

Buzz Aldrin 1

Ndani këtë artikull