Ad imageAd image

Theresa May jep sot dorëheqjen

1 min lexim

Kryeministrja britanike Theresa May, pritet që sot të dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore duke hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut.

‘May do të largohet nga posti i kryeministres vetëm pasi lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament’, njoftoi kryeministria britanike.

Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet. Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.

- reklamë -
Ad imageAd image

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull