Ad imageAd image

Tragjedi në ujrat e detit Mesdhe, mbytet anija me 117 ermigrantë

1 Min Read

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujrat e detit Mesdhe, pasi 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur pranë brigjeve libiane.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se barka e tyre e nisur nga Tripoli, u fundos vetëm pak milje në det të hapur. Në bordin e saj ishin 120 persona, mes tyre gra e fëmijë. Vetëm tre arritën të mbijetonin. Ata u shpëtuan nga roja bregdetare italiane dhe rrëfyen tragjedinë sapo mbërritën në portin e Lampeduzës.

Sipas dëshmisë së të mbijetuarve, barka e tyre mori ujë pas më shumë se 11 orësh në det. Autoritetet italiane dhe ato libiane nisën operacionet e kërkimit për trupat e të mbyturve, por asnjë prej tyre nuk u gjet.

- reklamë -
Ad imageAd image
Share This Article