Ad imageAd image

Tronditet qeveria, ministri nën hetim (EMRI)

1 min lexim

Ministri italian për Europën Paolo Savona, një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërçit për krijimin e qeverisë së re italiane pas zgjedhjeve të 4 marsit, është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuzën e fajdes bankare.

Prokuroria e Campobassos ka hapur një proces hetimor ndaj ministrit Savona e 22 personave të tjerë të përfshirë në një skandal fajde bankare për realizmin e parqeve eolikë në rajonet e Puglias, Molise e Campania.

Në kohën e ngjarjeve ministri Paolo Savona ishte drejtues i bankës Unicredit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re italiane, Lëvizja 5 Yje dhe Partia Lidhja propozuan Paolo Savonën në postin e ministrit të Ekonomisë, kandidaturë që nuk u pranua nga Presidenti Sergio Mattarella e një nga shkaqet e rrëzimit të tentativës së krijimit të qeverisë së parë Conte që çoi gjatjen për disa javë të tjera të ngërçit qeverisës.

Konsensusi i arritur me Presidentin e Republikës çoi që Paoloa Savona të jetë ministër i çështjeve europiane dhe jo i Ekonomisë, fakt që i dha rrugëdalje krijimit të qeverisë së Giuseppe Contes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull