Ad imageAd image

Trump:Besoj se në fund të vitit do të ketë një vaksinë për COVID-19.

1 min lexim

SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News ka thënë se në fund të vitit do të ketë një vaksinë.

Në fakt kjo deklaratë përbën një kthesë të fortë në qëndrimet e Trump i cili në fillim të 2020 nuk e përfillte fare rrezikun nga COVID-19, më pas tha se do të ikë me ngrohjen e motit kurse tani edhe ai mesa duket shpreson në një vaksinë.

Disa nga vendet më të zhvilluara në botë si Britania, Australia, Holanda, Gjermania po zhvillojnë vaksina por që duan muaj që të dalin në konkluzione.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë nuk ngelen pas akuzat SHBA- Kinë se koronavirusi është fshehur para disa muajsh apo është prodhuar në laborator nga dora e njeriut.

Ndani këtë artikull