Ad imageAd image

Trump i jep goditje të rëndë Erdoganit!

2 min lexim

Departamenti i Shtetit ka marrë masa të ashpra ndaj kabinetit të Presidentit Erdogan pas burgosjes së priftit Andrew Bronson. Ky i fundit gjendet në qeli prej më shumë se një viti e gjysmë me akuzën se kishte bashkëpunuar në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut, por administrata Trump e quan atë peng të Erdoganit.

Nisur nga kjo, fillimisht Zv.Presidenti Pence dhe më pas vetë Trump kërkuan lirimin e priftit me argumentin se ndaj tij nuk kishte asnjë akuzë dhe se po mbahej nga qeveria turke si peng kundrejt amerikanëve.

Në fjalën e tyre një javë më parë, Pence dhe Trump thanë se nëse nuk lirohej prifti SHBA do të ndërmerrnin sanksione ndaj Turqisë dhe kështu ka ndodhur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sot, SHBA deklaruan se kanë marrë sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë së Erdoganit, Suleyman Soylu si ministër i Brendshëm dhe Abdulhamit Gyl si ministër Drejtësie.

Atyre iu ndalohet hyrja në SHBA dhe në disa aleatë të tjerë të SHBA-ve, bllokohen asetet në emër të tyre, nuk do të takohen me asnjë pjesëtar të administratës amerikane, etj.

Po ashtu, SHBA merr përsipër që ndaj tyre masat e marra të aplikohen edhe nga aleatë të tjerë, ku përfshihen edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Trump ka theksuar se ky do të jetë hapi i parë ndaj Turqisë dhe nëse nuk liron priftin në fjalë dhe të tregojë se është një aleat i besueshëm duke mos shkelur edhe embargon ndaj Iranit, mund të ndërmerren sanksione edhe më të ashpra.

Mbetet për t’u parë nëse Shqipëria dhe Kosova do të ndjekin SHBA-të në këtë vendim duke i vendosur sanksione ministrave të Erdoganit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull