Ad imageAd image

Trump: Koronavirusi është më keq se Pearl Harbor dhe World Trade Center

1 min lexim

“Pandemia e koronavirusit është më keq se Pearl Harbor dhe më keq se sulmi mbi World Trade Center. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

Kështu deklaron Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Ai shpjegoi edhe vendimin për të shkrirë task forcën kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, dhe se tashmë e ka kuptuar se sa popullore është ajo.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk e kisha idenë se sa popullore ishte deri dje, kur nisa të flisja për shkrirjen e saj. Është shumë e vlerësuar nga opinioni publik”, tha Trump.

Qysh nga nisja e pandemisë në SHBA ka shkuar në 74.807 numri total i viktimave, ndërsa i të infektuarve me Covid-19 në 1.263.195.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull