Ad imageAd image

Trump: Mund të dërgojë edhe 15000 ushtarë në kufirin me Meksikën

2 min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të mërkurë se mund të dërgojë deri në 15 mijë ushtarë në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës për të ndalur ardhjen e emigrantëve, siç i quan ai ‘një grup njerëzish të rrezikshëm’.

Deri më tani, mbi 5,000 ushtarë janë dërguar në këtë kufi, ndërsa Trumpi ka thënë para reporterëve se “mund të çojë rreth 10-15 mijë ushtarë të tjerë”.

“Ai është një grup i rrezikshëm njerëzish”, ka thënë Trump në lidhje me karvanin e fundit të emigrantëve, shumica e të cilëve vijnë nga vendet e varfra të Amerikës Qendrore. “Ata nuk do të hyjnë në vendin”, shtoi Presidenti.

- reklamë -
Ad imageAd image

Siguria në kufirin jugor rrallë ka përfshirë trupa aktive të shërbimit ushtarak, ndaj, nëse do të dërgohen 15 mijë trupa atje, kjo do të ishte një dërgesë e ngjashme me përpjekjet e luftës amerikane në Afganistan.

Trump e ka kthyer fushatën goditëse, ndaj atij që ai e përshkruan si një “pushtim” emigrantësh të paligjshëm, në epiqendrën e fushatës së tij për kandidatët republikanë për zgjedhjet e së martës së ardhshme legjislative të mesmandatit në SHBA, shkruan tch.

Kundërshtarët thonë se retorika e tij është alarmuese dhe e mbushur me nota racizmi. Departamenti i Sigurisë së Brendshme njoftoi këtë të mërkurë për atë që e përshkroi si “një krizë e paprecedentë në kufirin tonë jugor”.

Gjithsesi, sipas shifrave të vet këtij Departamenti, numri i emigrantëve të paligjshëm të kapur në vitin 2018 është vetëm 400 mijë, me rreth 25% më pak sesa në vitin 2000. Ndryshimi i vetëm që veçohet prej Departamentit në fjalë është fakti se, në vitin 2000, thuajse të gjithë emigrantët e paligjshëm ishin të rritur beqarë, ndërsa sot gjysma e tyre vijnë familjarisht, apo si minorenë të pashoqëruar.

Ndani këtë artikull