Ad imageAd image

Trump: Pyetjet e Muellerit janë të turpshme

1 min lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “është e turpshme” që lista e pyetjeve, që këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, dëshiron t’ia shtrojë atij.

Gazeta New York Times publikoi të hënën vonë dhjetëra pyetje që u janë dhënë avokatëve të Trumpit. Pyetjet, mes tjerash, kanë të bëjnë me motivet e Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj të vitit të kaluar, dhe me kontaktet e fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

“Është e turpshme që pyetjet në lidhje me ‘gjuetinë e shtrigave për Rusinë’ kanë rrjedhur në media”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

- reklamë -
Ad imageAd image

Trump po ashtu përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë.

Mueller ka ngritur disa akuza kundër ish-kryetarit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort, por asnjëra prej tyre nuk lidhet me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA.

Manafort po ashtu ka mohuar se ka pasur të bëjë me përpjekje të tilla.

Ndani këtë artikull