Ad imageAd image

Trump: Thirrja e Macronit për ushtri evropiane është fyese

2 min lexim

Presidenti Trump ka nisur udhëtimin e parë jashtë vendit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit me një goditje ndaj presidentit francez, duke postuar në Twitter se thirrja e tij për ta ndërtuar një ushtri evropiane është fyese.
Presidenti amerikan arriti në Paris të premten për shënimin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, por do të mungojë në një samit për bashkëpunim botëror, i cili fillon në të njëjtën ditë. “Presidenti i Francës, Macron, sapo ka këshilluar që Evropa ta ndërtojë ushtrinë e vet për ta mbrojtur veten nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Shumë fyese, por ndoshta Evropa së pari duhet ta paguajë pjesën e vet për NATO-n, gjë të cilën SHBA-ja e kryen në mënyrë të mrekullueshme!”, shkruhet në postimin e Trumpit në Twitter.

Ai pritet të takohet drejtpërdrejt me presidentin francez dhe të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Luftës së Parë Botërore. Sidoqoftë, ai do të largohet nga ky tubim para se të mbahet Forumi i Paqes, që vlerësohet si pjesa kryesore e këtij organizimi. Presidenti francez ka thënë se qëllimi i këtij forumi është që përllogaritjet e gabuara të fuqive botërore në Luftën e Parë Botërore të mënjanohen edhe më tepër nga vendime të përbashkëta në shekullin XXI.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Përndryshe, Trumpi kishte planifikuar që ta organizojë një paradë ushtarake në Uashington për ta shënuar këtë përvjetor, por e kishte anuluar atë për shkak se ishte ankuar në çmimin e lartë të organizimit, të cilin ia kishin kërkuar autoritetet e qytetit. Ai do ta fillojë vizitën e tij me takimin me presidentin francez dhe vizitën në një fushëbetejë të Luftës së Parë Botërore. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklaruan se orari i ngjeshur i Trumpit bëri që të mos organizohen takime me udhëheqës të tjerë, përpos me atë të Francës. Ata pritet të bisedojnë për Sirinë, Iranin, Jemenin dhe për të ardhmen e tregtisë mes Amerikës dhe Evropës shkruan “The Guardian”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull