Ad imageAd image

Ukraina gati të blejë 55 helikopterë civilë

1 min lexim

Ukraina njoftoi sot se kishte nënshkruar një kontratë për blerjen e 55 helikopterëve civilë grupit francez “Airbus” për 555 milionë euro, marrëveshja më e rëndësishme e arritur ndonjëherë mes dy vendeve.

Nënshkruar në Kiev në praninë e kryeministrit ukrainas, Volodymyr Groïssman dhe ambasadores franceze, Isabelle Dumont kontrata parashikon blerjen e 24 helikopterëve H125, 10 avionëve H145 dhe 21 helikopterëve H225.

“Kjo kontratë do të mundësojë përdorimin e 55 helikopterëve për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Groissman, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ky është një volum i pazakontë që hap portën për mundësi të reja bashkëpunimi”, nënvizoi ai.

Helikopterët do të përdoren për mbikëqyrjen e kufijve dhe situtatat urgjente.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull