Ad imageAd image

Urimi për Biden/ Merkel: Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme

1 min lexim

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Merkel shkruan se miqësia transatlantike është e pazëvendësueshme, kur duhet të përballemi me sfidat e mëdha të kësaj kohe.

Urime të përzemërta! Qytetarët amerikanë kanë vendosur. Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA. I uroj atij nga zemra fat dhe sukses. Uroj gjithashtu dhe Kamala Harris zv/Presidenten e parë të zgjedhur të vendit të saj.

- reklamë -
Ad imageAd image

I gëzohem bashkëpunimit të ardhshëm me presidentin Biden

Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme, kur duhet të përballemi me sfidat e mëdha të kësaj kohe.

 

Ndani këtë artikull