Ad imageAd image

Vajza 14-vjeçare vdes gjatë lindjes së fëmijës

1 min lexim

Një vajzë 14-vjeçare, viktimë e përdhunimit ka vdekur gjatë lindjes së fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur në Paraguaji, ku abortimi është i paligjshëm nëse shtatzënia nuk përbën kërcënim për jetën e gruas.

Mjekët janë shprehur se vajza ka bërë lindje çezariane pasi ka pasur komplikacione në frymëmarrje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë operacionit, ajo ka pësuar tre arreste kardiake dhe si pasojë nuk ka mundur të mbijetojë.

Fëmija është gjallë dhe ndodhet në spitalin Kombëtar të Itaugua.

Drejtori i spitalit Hernan Martinez u tha gazetarëve se vajza ishte shtruar në spital 20 ditë para se të sillte në jetë fëmijën.

“Trupi i një të miture nuk është i përgatitur për një shtatëzani”, është shprehur ai.

Ndani këtë artikull