Ad imageAd image

Vdes ‘babai’ i piramidës së Luvrit

1 min lexim

Ieoh Ming Pei, një nga arkitektët më të njohur të shekullit 20, ka vdekur në moshën 102-vjeçare, ka raportuar e përditshmja The New York Times.

Gazeta ka cituar djalin e tij, Chien Chung Pei, të ketë thënë se Pei ka vdekur gjatë natës, raporton Rel. Dizajnet moderniste të tij dhe projektet e profilit të lartë, e kanë bërë I.M Pei-n, një nga arkitektët më të mirë të shekullit të 20-të.

Në mesin e punëve të tij përfshihet edhe renovimi i Muzeut të Louvre-it në Paris, i cili përfshin një nga projektet që ai preferonte më shumë: piramidat e xhamit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai po ashtu ka dizajnuar edhe Ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington. Puna e tij nëpër muze, ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe objekte tjera në gjithë botën është përbërë nga një gjeometri precize dhe kualitet abstrakt. Ieoh Ming Pei ka qenë djali i një bankieri me nam në Kinë. Ai është larguar nga shtëpia e tij më 1935, duke shkuar në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar më vonë arkitekturën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull