Ad imageAd image

(Video) Momenti i shembjes së ndërtesës 8-katëshe në Stamboll

1 min lexim

Mediat turke kanë publikuar pamjet e frikshme të momentit të shembjes së një ndërtesë 8-katëshe në Stamboll.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar çastin kur ndërtesa bie në tokë ndërsa njerëzit që ndodheshin në rrugë në atë moment largohen të tmerruar.

Blloku i apartamenteve në qytetin Kartal u shemb pasditen e së mërkurës (6 shkurt).

- reklamë -
Ad imageAd image

Të paktën 2 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 7 të plagosur. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për nxjerrjen e personave të mbijetuar.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull