Ad imageAd image

Zgjedhjet/ Le Pen pas raundit të parë: Demokracia ka folur, kampi i Macron praktikisht i fshirë

2 min lexim
 

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonën e saj veriore të Henin-Beaumont.

“Demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë RN dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron,” thotë ajo, raporton BBC.

 

Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të kthejnë faqen pas shtatë vitesh “sundimi përbuzës dhe gërryes” dhe u kërkon njerëzve që të votojnë përsëri për RN të dielën e ardhshme në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që [udhëheqësi i RN] Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave,” shton ajo.

Francezë kanë hedhur votën e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Qendrat e votimit janë mbyllur tashmë, ndërsa exit poll -et e para kanë treguar kryesimin e partisë së Marine Le Pen, ashtu siç edhe pritej.

Vlerësimet e transmetuara nga BFMTV tregojnë se Fronti Kombëtar të Le Pen ka 33% të votave, Fronti i Ri Popullor, koalicioni i Qendrës dhe të Majtës, 28.5%, ndërsa e treta është Aleanca Qendrore e Ansamblit e presidentit Emmanuel Macron me 22%.

Për sa i përket partive të tjera, republikanët janë në 10.5%, ndërsa midis 0.5% dhe 2% kanë partitë e majta dhe të djathta ekstreme që hynë në zgjedhje jashtë koalicioneve.

Ndani këtë artikull