Ad imageAd image

Zhvillim i papritur në SHBA: Urdhërohet RINUMËRIMI i të gjitha VOTAVE në shtetin e Xhorxhias

1 min lexim

 

Shteti i Xhorxhias në Amerikë ka miratuar kërkesën e fushatës së Donald Trump për rinumërimin e votave.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, i cili u shpreh se rreth 5 milion vota do të numërohen sërish me dorë, pasi diferenca mes dy kandidatëve është shumë e vogël, me vetëm 14 mijë vota.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai tha se “duke marrë parasysh që diferenca midis Biden dhe Trump ishte shumë e ngushtë, jemi të detyruar t’i numërojmë të gjitha votat 1 më 1 në çdo zonë”.

Raffensperger e mbylli deklaratën e tij duke shpresuar se ky rinumërim do të vendosë njëherë e mirë rezultatin e zgjedhjeve.

Në shtetin e Xhorxhias me 16 vota elektorale, kanë votuar rreth 5 milion persona. Kujtojmë se në SHBA, në disa shtete kandidati humbës ka të drejtën të kërkojë rinumërim të votave nësë diferenca është më pak se 0.5%.

Ndani këtë artikull