Ad imageAd image

Aksidenti me një të vdekur në Laprakë/ 30-vjeçari e kalon në anën e shoferit viktimën dhe tenton të gënjejë policinë

2 min lexim

Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në afërsi të Laprakës në Tiranë, ku një person ka mbetur viktimë.

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar me inicialet A.Ç, pasi gjatë drejtimit në gjendje të dehur të makinës së tij, është përplasur me një tjetër mjet, dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ai kishte në makinë.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A, i cili mbeti dhe viktima nga aksidenti tragjik.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ja njoftimi i policisë:

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin  A.Ç.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull